Ditari  


Abonim


Kërko artikujt


Ngjarjet e reja


Temat


Arkiva


Fjalë kyçe


Komentet





Shk 27

Zonat e Mbrojtura   vizita 1318
innovaeditor/assets/PPNEA_Editor/Shebenik-plani-ppnea.jpg
A A A
Zyra e Programit për Evropën Juglindore të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN-International Union for the Conservation of Nature), në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit , me  mbështetjen financiare të Zyrës së Zhvillimit të Bashkëpunimit Italian (Italian Development Cooperation Office) dhe me kontributin e Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA),  ka prezantuar Planin e Menaxhimit për Parkun Kombëtar të Shebenik – Jabllanicës, në datat 26 dhe 27 Shkurt 2015 . 
 
Ky plan vjen në kuadër të projektit për fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e kapaciteteve të stafit në nivel kombëtar dhe atë lokal për procesin e planifikimit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura.
 
Në këtë punim kanë marrë pjesë përfaqësues nga: Ministria e Mjedisit, Z. Zamir Dedej, Kryetar i Agjensisë së Zonave të Mbrojtura ;  përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Pyjor ;  specialistë e përfaqësues nga Shoqëritë Civile dhe bashkëpuntorë lokalë.
 
Të ashtuquajturat "sisteme të matricave”, të cilat janë krijuar paraprakisht nga takimi i ekspertëve me grupet e interesit, kanë qënë shtyllat kryesore e Planit të Menaxhimit për Parkun Kombëtar të Shebenik – Jabllanicës. Ato i kushtojnë vemendje infrastrukturës dhe shërbimeve publike, institucioneve dhe politikave, biodiversitetit , zhvillimit ekonomiko-social dhe administrimit të ujërave.
 
Gjatë diskutimit mes palëve të interesuara dhe ekspertëve u theksua rëndësia e vlerësimit të dinamikave kryesore të konservimit të ekosistemit dhe zhvillimit ekonomik të zonës.
 
Rezultatet e pritshme të projektit janë: Zbatimi i aktiviteteve kryesore të identifikuara, zhvillimi i udhëzuesit kombëtar për menaxhimin e Parkut , hartëzimi i biotopeve të Parkut etj.


Shpërndaje këtë artikull:  
your name*

email address*

Komente*
You may use these HTML tags:<p> <u> <i> <b> <strong> <del> <code> <hr> <em> <ul> <li> <ol> <span> <div>

verification code*
 






 




ZGJIDH GJUHËN

PPNEA in Albanian language

NA NDIQNI