Vullnetar

Vullnetarizëm është të vendosësh në veprim zërin e njerëzve. Këto veprime formojnë të tashmen, për një të ardhme ku të gjithë të jemi krenarë.

Për një vullnetar të PPNEA-s, koha, talenti dhe aftësitë tuaja ndihmojnë në ruajtjen e biodiversitetit të vendit tonë! Vullnetarizmi na përcjell shumë entuziazëm, aftësi dhe interesa.
Mbështetja e vullnetarëve tanë është jetike për suksesin tonë.

Përfshirja juaj në organizatë mund të ndihmojë në zgjerimin e projekteve ekzistuese apo edhe në zhvillimin e nismave të reja.

Në të njëjtën kohë, edhe vullnetarët mësojnë dhe zbulojnë aftësi të reja. Me detyra praktike si monitorimi i kafshëve të egra apo detyra të ndryshme konservimi, vullnetarizmi gjithashtu mund të nënkuptojë të jesh guidë për publikun në ecje ose ngjitje në mal dhe të ndihmosh vizitorët të kënaqen në natyrën e mrekullueshme shqiptare.

Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të fituar një përvojë ndryshe në natyrë dhe për të kontribuar në diçka që ju intereson. Nëse keni pak kohë, dhe përkushtim për të na ndihmuar, konsiderojeni veten pjesë të ekipit.
Ka dy ekipe vullnetare ku mund të gjeni veten:

Brenda shtëpisë sonë: PPNEA përfiton nga dhurimi i kohës, talentit dhe përkushtimit, të një grupi vullnetarësh shumë të motivuar, të cilët qëndrojnë vazhdimisht në zyrë gjatë orarit të rregullt të punës (8:00 deri në 17:00). Vullnetarët tanë ndihmojnë me detyrat tona të përditshme administrative.

Në terren: Ky ekip vullnetarësh është thirrur të na ndihmojë në aktivitetet në terren, eventet dhe fushatat ndërgjegjësuese, monitorimet e mjedisit, të egra, etj. Përfundimi dhe realizimi i një numri të madh të projekteve tona do të ishte në rrezik, pa vendosmëri vullnetare dhe ndihmë vetëmohuese.

Helen Dyer
Vullnetarizëm është të vendosësh në veprim zërin e njerëzve. Këto veprime formojnë të tashmen, për një të ardhme ku të gjithë të jemi krenarë.
Apliko tani